Policia thotë se ka angazhuar 50 efektivë dhe dy dronë gjatë një operacioni në zona të thella në Dibër, për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.
“Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.”- thotë policia.
Megjithatë, gjatë kontrolleve në këmbë në Bulqizë janë gjetur të jultivuara disa fidanë kanabsi në oborrin e një shtëpie. Për këtë rast policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar.
“Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve”, thekson Policia.