Vendosni fjalën kyçe....

Pasi theu karantinën e u infektua, princi belg gjobitet me 10 mijë euro


Pasi theu rregullat e bllokimit në Spanjë dhe u infektua me koronavirus, princi belg Joachim është gjobitur me 10,400 euro.

Siç shkruan BBC, princit Joachim iu dha ky denim pasi nuk respektoi rregullin për t’u vetëkarantinuar për 14 ditë pas mbërritjes në Spanjë, por në vend të kësaj doli për të marrë pjesë në një festë.

Princi 28 vjeçar, kishte mbërritur në Spanjë në datën 24 maj, pasi donte të merrte pjesë në një internship. Por dy ditë më vonë shkoi në një festë në qytetin jugor të Kordoba-s.

Që atëherë ai ka kërkuar falje.

“Më vjen keq për veprimet e mia”- tha princi në një deklaratë pasi lajmi kishte qarkulluar në media dhe tha se do i pranojë pasojat për këtë.

Ai ka 15 ditë kohë për të paguar gjobën, e nëse e bën këtë brenda kaq ditëve shuma e gjobës do të ulet përgjysmë.

Princi Joachim është nipi i Mbretit Philippe të Belgjikës dhe i 10-ti në radhë për fronin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *