Një përplasje fizike ka ndodhur pasditen e sotme te 9-katëshet në Tiranë.
Një person me iniciale R.C. ka goditur me biçikletë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me 58-vjeçarin me iniciale F.H.
Ky i fundit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për mjekim kurse R.C. është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.
Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”