Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ që shtyn skadencat e kartave të identitetit, deri kur të përfundojë gjendja e epidemisë.
Kështu të gjithë qytetarët që ishin në merak për skadencën e kartave të tyre, të rrinë të qetë.
“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”– thuhet në vendim.
Ky vendim vlen për kartat e identitetit që vlefshmëria u mbaron brenda vitit 2020.