Në një kohë kur janë rritur shifrat e të infektuarve nga COVID-19, kryeministri Edi Rama ka emëruar një zëvendësministër të ri Shëndetësie.
Zëvendësministri i ri është Albert Nikolla, i cili ka qenë këshilltari i Ramës për çështjet sociale.
Kujtojmë se dy zëvëndësministret e tjera janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.
Rakacolli në të njëjtën kohë është dhe drejtuese e Komitetit të Ekspertëve të ngritur për të menaxhuar situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.