Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Një grup të rinjsh u përplasën mbrëmë në lagjen nr.1, ku si pasojë mbetën të plagosur tre adoleshentë.
Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e këtij konflikti mes grupit të të rinjve, ndërsa policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.
“Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- thuhet në njoftimin e policisë.