Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 1326 numri i të infektuarve në Kosovë 28 raste të reja


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.326.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 228 mostra, prej të cilave 28 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”, ka njoftuar IKSHPK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *