Maturantët sot rikthehen sërish në bankat e shkollës, për t’iu nënshtruar provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe.
Siç ndodhi dhe në testin për Gjuhën e Huaj, edhe në këtë rast provimi do të realizohet nën rregulla të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ata duhet të pajisen me maska dhe me doreza, si dhe të qëndrojnë larg njëri-tjetrit së paku 2 metra.
Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Provimi i radhës është ai i matematikës, që do të mbahet në datën 15 qershor, ndërsa me datë 18 do të përmbyllet e gjitha me tesgtin e lëndës me zgjedhje.