Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri: Do e pranoj vendimin e gjykatës, e kam bërë punën më mirë se të gjithë


Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, tha sot se do e pranojë vendimin e gjykatës.

Ai e bëri deklaratën pas seancës së ditës së sotme duke shtuar se çmimi i jetës së tij nuk kalon nga çmimi i karrierës së atyre që do marrin vendimin.

“Do ta pranoj pa asnjë diskutim. Do ta pranoj si një vendim gjykate. Sa të drejtë do e quaj apo jo të shoh vendimin e të flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe të vërtetën. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre.” – tha Tahiri.

Ai deklaroi gjithashtu se e ka bërë detyrën e tij shumë më mirë nga ata që kanë qenë para tij apo ministri i tanishëm.

“Besoj tek drejtësia po nuk ka shumë rëndësi për mua nëse kjo drejtësi do të vijë nga gjykata apo është drejtësia që besoj unë. Rëndësi ka që para çdo qytetari, para fëmijëve të mi jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës sime gjënë e duhur. E kam bërë detyrën shumë më mirë nga ata që ishin dhe ata që janë.” – shtoi Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *