Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për “Syri Tv”, deklaroi se marrëveshja finale me Serbinë, nuk do përfshijë as shkëmbim dhe as ndryshim territori.
Sipas Thaçit, marrëveshja mund të ndodhë me shpejt nga sa mendohet, ndërsa shtoi se beson te zotomi i SHBA-së.
“Marrëveshja me Serbinë nuk është e lidhur me individin. Unë dua të besoj te zotimi i SHBA se do lidhin shpejt dhe mirë për arritjen e marrëveshjes. Prandaj besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do kemi një lëvizje të shpejtë. Marrëveshja do vijë më shpejt nga sa mendojnë disa pesimistë. Marrëveshja finale nuk do përfshijë as shkëmbim dhe ndryshim territori”-deklaroi Thaçi.