Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje s’do marrë pjesë në diskutimet qeveritare për dialogun me Serbinë


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në diskutimet me qeverinë lidhur me dialogun me Serbinë.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai pohoi se kreut të Vetëvendosjes i kishte ardhur letra për të marrë pjesë në diskutime para dy ditësh, por sqaroi se qeveria është e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe e për këtë arsye Vetëvendosje nuk do marrë pjesë.

“Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve.” – shkruan ndër të tjera Manxhuka në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *