Një automjet është gjetur i djegur në Pezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.
Makina e djegur është një makinë tip Benz me portobagazh, e ndërsa targat i përkasin një mjeti “Renault”.
Në makinë u gjend edhe një armë e përdorur, tip automatik e pajisur me silenciator.
Hekuran Billa u ekzekutua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.