Vendosni fjalën kyçe....

A do i dekretojë zgjedhjet lokale dhe parlamentare në një ditë? Meta u përgjigjet gazetarëve


Në komunikimin javor me mediat, presidenti i vendit, Ilir Meta tha se për dekretimin e datës së zgjedhjeve do veprojë në zbatim të Kushtetutës.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do t’i dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

“Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve.

E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore” – u përgjigj Meta.

Ndërsa për 4 bashkitë e mbetura pa kryetar bashkie nga zgjedhjet e kaluara, Meta thotë se s’ka marrë një vendim për të dekretuar një datë tjetër, pasi nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *