Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që i bëjnë janë komplet injorantë” – E bija e Lasgush Poradecit gjen gabimin në testin e letërsisë


E bija e shkrimtarit Lasgush Poradeci, Marie Poradeci, ka deklaruar se ata që përgatisin testet e letërisë janë injorantë.

Ajo ka publikuar një pjesë nga testi i letërsisë ku është një poezi e të atit e titulluar “Dritë Fshehtësije”.

Në strofën e katërt të poezisë shkrimtari ka përdorur fjalën dlirnja në vargun: Si do mund t’i dlirnja vallë kupëtimit t’im të ngushtë…

Pyetja lidhur me fjalën ‘dlirnja’ në testin e letërsisë është se cili është kuptimi i saj dhe lidhur me këtë ka katër alternativ,a por sipas Marie Poradecit, asnjëra prej alternativave nuk është e saktë.

“Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rënë në testet e maturave 2020 me datë 11 qershor 2020. Në test thuhej që si është kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin

1) gëzohem

2) çlirohem

3)gjunjëzohem

4) shmangem.

Ata që bëjnë testet janë komplet injorantë. Asnjëra nga këto nuk është kuptimi i fjalës dlirnja. (strofa e katërt) Turp të kenë. Ju si mendoni?” – shkruan ajo në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *