Vendosni fjalën kyçe....

Balla urim për 29-vjetorin e partisë: PS gjithnjë në anën e duhur të historisë


Në 29-vjetorin e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar anëtarët e partisë së tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, thotë se PS-ja ka qenë dhe është gjithmonë në anën e duhur të historisë së Shqipërisë.

Sipas tij përpjekja kryesore e partisë mbetet orientimi pro Europian për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës.

“Gëzuar ditëlindjen e 29-të Partisë Socialiste, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orjentimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”, shkruan Balla në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *