Vendosni fjalën kyçe....

Forca të shumta policie vendosen mes maturantëve dhe Ministrisë së Arsimit


Në protestën që po mbahet përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kanë mbërritur forca të shumta të Policisë.

Policët i kanë kërkuar maturantëve që nëse duan të qëndrojnë, ta bëjnë këtë pa bërë rrëmuja si dhe të qëndrojnë larg godinës. Në të kundërt të shpërndahen.

Ata u kanë kërkuar të zgjedhin një përfaqësues, për të diskutuar me zyrtarët e Ministrisë së Arsimit lidhur me kërkesat e tyre. Diskutimet mes tyre vazhdojnë. Maturantët thonë se nuk do largohen, pa folur me një përfaqësues të ministrisë apo vetë ministren Shahini.

Arsyeja pse maturantët kanë dalë sot në protestë, është teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë. Ata ankohen se teza ishte formuluar me pyetje subjektive, jashtë programit dhe “pa lidhje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *