Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri pas mbarimit të mbledhjes: Jemi parti që u qëndron marrëveshjeve


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e reformës zgjedhore, Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes së sotme se shpreson që deri në fund do ketë reflektim nga ana e përfaqësuesve të opozitës. A

i theksoi se PS-ja është parti që u qëndron marrëveshjeve dhe nuk i shkel ato.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje. Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europian.” – tha ndër të tjera Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *