Vendosni fjalën kyçe....

Gjoni: Këshilli Politik të trajtojë peticionin me 50 mijë firma për lista të hapura


Deputeti i LSI-së në Kuvend, Ralf Gjoni, ka deklaruar ditën e sotme se ai do kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura.

Deklarata e tij erdhi pas përfundimit të mbledhjes së tryezës së reformës zgjedhore.

Ai tha se peticioni për dy kërkesat e lartpërmendura është nënshkruar nga 50 mijë qytetarë dhe ato vlejnë më shumë se firmat në Këshillin Politik.

“Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore. Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave.

Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve. Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në këshillin politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik.

Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit.” –  tha Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *