Vendosni fjalën kyçe....

Helmoi grupin e të pastrehëve dhe i filmoi, amerikani rrezikon 19 vjet burg


Një burrë në Kaliforni akuzohet se ka helmuar tetë persona të pastrehë  dhe më pas i ka helmuar ata.

BBC shkruan se 38-vjeçari William Robert Cable, u ka dhënë të pastrehëve ushqim të spërkatur me një substancë që konsiderohet se është “2 herë më e fortë” se sprajti i piperit: oleoresin capsicum.

Madje i ka filmuar ata kur kanë filluar të sëmuren. Disa nga personat e pastrehë ishin shtruar në spital dhe autoritetet besojnë se i dyshuari mund të ketë sunuar të helmonte njerëz të tjerë.

38-vjeçari mund përballet me 19 vjet burg nëse dënohet.

“Këto qenie njerëzore u shënjestruan sepse janë vulnerabël”- tha avokati, Todd Spitzer. “Ata u shfrytëzuan dhe u helmuan si pjesë e një forme argëtimi të shtrembëruar, dhe dhimbja e tyre u regjistrua në mënyrë që të mund të përjetohej nga sulmuesi i tyre pa pushim.”

Oleoresin capsicum rrjedh nga bimët e specit djegës dhe është përbërësi kryesor që përdoret në sprajin e piperit.

William Robert Cable u kishte thënë disa prej viktimave që do të merrnin pjesë në një “sfidë ushqimore pikante” dhe iu dha birrë për t’i inkurajuar të merrnin pjesë, ndërsa të tjerët nuk ishin në dijeni se në çfarë sfide ishin ngatërruar.

Pas ngrënies së ushqimit, ata patën vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *