Paraditen e sotme, punonjësit e IKMT-së kanë nisur aksionin për shembjen e banesave për ndërtimin e segmentit rrugor “Unaza e Lindore, Loti 3” në kryeqytet.
Pronarët e objekteve që po prishen sot për ndërtimin e rrugës janë të shpronësuar.
Bëhet fjalë lotin e tretë të projektit të Unazës së Re, që prek Ali Demin, Shkozën dhe Kodrën e Priftit.
Ky segment rrugor me një distancë 3.3 kilometër do të kushtojë 2.33 miliardë lekë.