Në tubimin e zhvilluar ditën e sotme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Thaçi ëshë hajdut.
Kurti tha se Thaçi do mund të jetë hajdut edhe për ndonjë muaj e më pas do largohet e nuk do mundet të vjedhë më, shkruan Koha.net.
“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë. Dilemën se a është hajn apo nuk është hajn. Një qytetar i ri, mbase student, nga ky shesh e quajti presidentin hajn, ama pa ia përmendur emrin. Mirëpo truprojat private të tij e ditën që e ka fjalën për presidentin. Prandaj edhe iu vërsulën qytetarit student. Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit. Presidenti është hajn, por jo edhe jo shumë gjatë, edhe ndonjë muaj, ai do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më. Ashtu sikurse sot që Njazi Thaçi nuk mund të vjedh në KEK e Bedri Istrefi në Telekom. Ne nuk e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses sepse ishte i padrejtë. Thaçi në orën 1 pas menate shantazhonte deputetët. Kjo qeveri me vota të kontrabanduara është zgjedhur për të bërë dëme e jo punë.” – tha ndër të tjera Kurti.