Një muaj pas zbulimit të laboratorit të drogës në Fier, policia ka vënë në pranga pronarin e ndërtesës, i cili ishte shpallur në kërkim.
53-vjeçari Aleksandër Kapaj, e kishte përshtatur banesën e tij si laborator për të kultivuar drogë.
Lidhur me laboratorin e drogës, në maj policia kishte arrestuar nënë e bir, Angelo dhe Qamile Kapaj. I riu u la në qeli nga gjykata, ndërsa për nënën e tij, Qamilen, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në kërkim ishte shpallur kryefamiljari, Aleksandër Kapaj i cili është vënë sot në pranga sëbashku me një 33-vjeçar nga Kosova.
Brenda banesës së familjes Kapaj, u gjetën dhe sekuestruan 312 fidanë të kultivuar dhe pajisje të tjera.
Për të furnizuar llambat me energji, ata kishin një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ndaj tre elektricistë janë vënë nën hetim.
Detajet e policisë
Vijon operacioni antidrogë i koduar “Laboratori”.
Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
- K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.
Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.
Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.
Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.