Maturantët shprehen të vendosur se nuk do të largohen nga ministria e Arsimit, por do të vijojnë protestën.
Ata kanë nisur firmosjen e një peticioni, ndërsa paralajmërojnë bojkotin e provimeve të tjera nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje.
Ajo çfarë maturantët kërkojnë nga ministrja e Arsimit Besa Shahini, është që t’i japë zgjidhje shqetësimeve që ata kanë ngritur lidhur me provimin e Gjuhës dhe Letërsisë. Teza e provimit sipas maturantëve, ka qenë e paqartë dhe me pyetje që nuk i përmbaheshin programit.
Kërkesat e maturantëve:
-Zgjerimi i kufijve të notave
-Nota e provimit të Letërsisë të llogaritet me 40% të notës aktuale të provimit, dhe 60% të notës së Letërsisë së gjimnazit
-Hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo ecurinë e mëtejshme në jetë
– Për klasat e 12-ta, në muajin e parë të vitit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky project të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës
– Nxjerrja e çelësit të provimeve të mëtejshme brenda dy orësh mbas mbarimit të testit
– Në përgatitjet e testeve të merret një përfaqësi e mësuesve të lëndës së letërsisë nga gjimnazet e Shqipërisë me mbi 400 maturantë