Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Rinas çarteri me 189 turistë bjellorusë, Klosi i pret me lule në duar


Një çarter me 189 turistë nga Bjellorusia ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Ata janë turistët e parë që vijnë në vend prej muajsh, pas mbylljes së kufijve të Shqipërisë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata janë pritur në Rinas nga minstri i Turizmit, Klosi, i cili u ka dhuruar turistëve buqeta me lule.

Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbajti një ceremoni për të festuar fluturimin e parë çarter në vend, pas lehtësimit të kufizimeve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Çarteri turistik erdhi me kompaninë “Belavia”, linja ajrore kombëtare e Bjellorusisë. 

“Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot me këtë lajm të mrekullueshëm të 198 turistëve që vijnë nga Bjellorusia me Belavia Airlines. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë e të vizitojnë Shqipërinë.” – tha onstantin von  Alvensleben, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Tirana International Airport.

Fluturimi i planifikuar çarter do të funksionojë gjatë gjithë verës me një avion Boing 737-800, dy herë në javë, të martën dhe të premten.

Aegean Airlines, transportuesi flamurmbajtës i Greqisë si dhe Austrian Airlines kanë njoftuar se fluturimet e para, përkatësisht nga Athina dhe Vjena drejt Tiranës do të fillojnë në 15 qershor 2020.

Që nga mesi i marsit, kur COVID-19 kulmoi, trafiku i pasagjerëve në TIA është zvogëluar shumë, ndërsa aeroporti mbetet i hapur për fluturimet humanitare dhe riatdhesimet, nga të cilat ka të paktën një në ditë. Krahas saj, TIA ka një ose dy fluturime mallrash çdo ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *