Vendosni fjalën kyçe....

Meta për largimin e Dvoranit: Vendim i vonuar, por pozitiv


Presidenti i vendit Ilir Meta ka folir lidhur me vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kryetarit të KED-së.

Në komunimin e përjavshëm me gazetarët, Meta tha se ky vendim ishte i vonuar por pozitiv.

“Unë besoj qëndrimi i Presidentit mbetet i Kushtetutës dhe ligjit që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.”– tha Meta.

I pyetur nëse mendon se anëtarët e tjerë që do të zgjidhen tani në Gjykatën Kushtetuese do të jenë të pavarur, Meta tha se nuk merret me individët.

“Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve”.– tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *