Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka sulmuar deputetët e opozitës parlamentare pas kërkesës së tyre për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe mos lejimin e koalicioneve parazgjedhore.
Paloka thotë se ata e nxorën kokën më në fund, pasi po përpiqen të vënë në zbatim planin e kryeministrit Edi Rama, për të penguar formimin e koalicioneve parazgjedhore.
“E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore.
Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.”– shkruan Paloka.
Opozita parlamentare depozitoi sot një projektligj në Kuvend ku kërkon hapjen e listave. Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë ndryshimin e sistemit proporcional me konkurrim rajonal me lista të mbyllura në sistem proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura.
E një nga kërkesat ishte dhe që të mos lejohet formimi i koalicioneve parazgjedhore.