Vendosni fjalën kyçe....

PD letër KQZ-së dhe ambasadorëve: Agron Malajt t’i hiqet mandati


Partia Demokratike i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Kjo tri ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet, prej nga ku doli në përfundimin se Malaj ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

Për shkak të kësaj, PD thotë se Malaj është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit dhe duhet të shkarkohet nga detyra.

Letra i është dërguar për dijeni edhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme, Agron Malaj, rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *