Ish- kreu i KQZ-së, Kristaq Kume dhe anëtarë të tjerë të Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemi të Zgjedhjeve kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për grumbullimin e 20 mijë firmave për të çuar në Kuvend projektligjin për referendumet.
“Ne vlerësojmë se demokracia e drejtpërdrejtë në vendin tonë është plotësisht jashtë funksionit. Në këto 30 vjete përpjekje për t`u zhvilluar si një shoqëri demokratike nuk është zhvilluar asnjë referendum i përgjithshëm ose lokal me inicitivën e qytetarëve.”- thuhet në njoftim.
Me anë të kësaj nisme, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojnë që të miratohet një ligj i veçantë për referendumet në Shqipëri.
NJOFTIMI
Mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në zbatim te ligjit nr.54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”, neni 10, Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, i përfaqesuar nga Z. Kristaq Kume, bashkë me një grup zgjedhësish të përfaqësuar nga Znj. Brisida Gjikondi dhe znj. Eneda Bozheku, dorëzuam sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per te filluar proceduren per grumbullimin e firmave te 20.000 zgjedhesve per te na mbeshtetur qe te dergojme ne Kuvendin e Shqiperise projekt ligjin “Per referendumet ne Republiken e Shqiperise”
Ne vleresojme se demokracia e drejtperdrejte ne vendin eshte eshte plotesisht jashte funksionit. Ne keto 30 vjete perpjekje per t`u zhvilluar si nje shoqeri demokratike nuk eshte zhvilluar asnje referendum i pergjithshme ose lokla me inisitiven e qytetareve. Perveç se interesit plotesisht te munguar te klases politike per te bere te mundur funksionim e demokracise se drejte perdrejte dhe referendumeve, ne vlerësojme se pengese e madhe per to eshte edhe legjislacioni aktual, i miratuar, si pjese e Kodit zgjedhor qe ne vitin 2003 dhe i pandryshuar qe nga ajo kohe.
Perfaqesues te partive politike jane shprehur se jane te gatshem per te hartuar ligjin per referendumet por, praktika ka tregur se deklarata kane mbestur vetem te tilla. Ne Kodin zgjedhor te miratur ne vitin 2012 eshte vendosur nje dispozite e vecante qe e detyron Kuvendin e Shqiperise te miratoj ligjin per referendumet por, deri sot nuk ka asnje inisitive per fillimin e ketij procesi legjislativ. Ndaj ne vendosem dhe i kerkuam KQZ te na pajis me fletet tip per grumbullimin e firmave, per te qënë ne, qytetaret , nismetar te kesaj procedure legjislative.
Ne e kemi hartuar projekt ligjin “Per referndumet ne Republikene Shqiperise”. Objektivi i yne eshte hartimi i nje ligji sa me miqesor me kerkesat per referendum. Ne synojme qe me ane te këtij ligji te behet vertete i mundshem realizimin i inisitivave per referendum per ndryshimin ne kushtetute, per referendume te pergjitheshme ose per çështje te rendesish te veçantë dhe referendume per probleme te qeverisjes vendore.
Kristaq Kume
Brisida Gjikondi
Eneda Bozheku