Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për herë të dytë koncerti i Malumës


Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19, është bërë shkak për shtyrjen për herë të dytë të koncertit të artistit kolumbian, Maluma.

Kujtojmë se koncerti do të mbahej më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë me rastin e Ditës së Verës. Mirëpo për shkak të koronavirusit, u vendos që koncerti të mbahej në datën 6 shtator.

Por fansave do t’u duhet të presin më shumë se 1 vit për të parë nga afër artistin kulumbian, pasi koncerti është shtyrë përsëri, këtë radhë në datën 24 qershor 2021.

Sipas një njoftimi të bërë nga organizatorët e këtij koncerti, biletat që keni blerë në mars do të jenë të vlefshme prandaj duhet t’i ruani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *