Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka mbyllur hetimet 13 muaj pas grabitjes së 9 prillit në Rinas dhe e ka kaluar dosjen në GJKKO.
Kjo për 7 personat e akuzuar nga SPAK: Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi.
Ndërkohë për Ragip Hajdinin, i njohur me nofkën ‘Daja’, janë pushuar hetimet pasi ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.
Kujtojmë se personi që SPAK e konsideron si kreun e grupit, Admir Murataj u vra në ditën e grabitjes. Dosja është ndarë, pasi dyshohet se në grabitje ka patur edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët nuk janë identifikuar.
Në kërkim vijon të jetë Talo Çela, ndaj të cilit gjykata ka vendosur një masë sigurie “arrest me burg” në mungesë.