Vendosni fjalën kyçe....

Teza e Gjuhë-Letërsisë, Kërpaçi: Shahini të mos qëndrojë më asnjë ditë në karrigen e ministres


Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me provimin e Gjuhë- Letërsisë duke akuzuar drejtpërdrejt ministren e arsimit, Besa Shahini.

Kërpaçi thotë se ky është një eksperiment i radhës nga Ministria teksa akuzon Shahinin për paaftësi.

Po ashtu Kërpaçi konstaton se testi kishte gabime të rënda logjike dhe kërkon që të mos penalizohen maturantët ndërkohë shton se Shahini nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë në karrigen e ministres.

“Jo vetëm që ka pasur raste të dokumentuara dhe publikisht për thyerjen e rregullave të testimit të Maturës Shtetërore, por çfarë është më e rëndë, tezat e përgatitura kanë pasur gabime të rënda logjike në pyetjet dhe alternativat e ofruara, duke ja bërë praktikisht të pamundur gjimnazistëve për të dhënë një përgjigje të duhur, por edhe në shumë raste pyetje që janë përfshirë në testim kanë dalë jashtë programit që duhej gjimnazistët të mësonin.

Në mënyrë të qëllimshme dhe të ligë ministria e arsimit ende sot nuk ka publikuar përgjigjet e pyetjeve të provimeve. Kjo u ka shkaktuar stres e gjendje të rënduar psikologjike të gjithë maturantëve dhe prindërit e tyre, të cilët nuk e meritojnë ketë barrë të rëndë ndërkohë që duhet të përgatiteshin të qetë për provimin e radhës.”- thotë ish-deputetja.

Reagimin e saj Kërpaçi e mbyll me një pyetje drejtuar ministers Shahini, që i ishte bërë studentëve në provimin e anglishtes. Por që pyetja ishte e formuluar gabim.

DEKLARATA E KËRPAÇIT 

Përshëndetje!

Matura Shtetërore ndër vite ka qenë një proces eksperimental që rrezikon të ardhmen e brezave të rinj.

Provimet e dhëna deri më tani nga maturantët si testi i anglishtes dhe testi i gjuhës dhe letërsisë qartë injorancën, papërgjegjshmërinë dhe ligësinë që Ministria e Arsimit dhe qeveria ka ndaj brezit të ri.

Me të drejtë, mijëra maturante bashkë me familjet e tyre janë revoltuar sepse u përballen me eksperimentin e radhës të Ministres se paaftë që jo vetëm nuk ka dëgjuar ankesat e gjimnazistëve për provimin e maturës, por edhe i vendosen përballë tezash provimi që nuk bazohen aspak në programin e studimit të gjimnazistëve!

Jo vetëm që ka pasur raste të dokumentuara dhe publikisht për thyerjen e rregullave të testimit të Maturës Shtetërore, por çfarë është më e rëndë, tezat e përgatitura kanë pasur gabime të rënda logjike në pyetjet dhe alternativat e ofruara, duke ja bërë praktikisht të pamundur gjimnazistëve për të dhënë një përgjigje të duhur, por edhe në shumë raste pyetje që janë përfshirë në testim kanë dalë jashtë programit që duhej gjimnazistët të mësonin.

Në mënyrë të qëllimshme dhe të ligë ministria e arsimit ende sot nuk ka publikuar përgjigjet e pyetjeve të provimeve. Kjo u ka shkaktuar stres e gjendje të rënduar psikologjike të gjithë maturantëve dhe prindërit e tyre, të cilët nuk e meritojnë ketë barrë të rëndë ndërkohë që duhet të përgatiteshin të qetë për provimin e radhës.

Maturantet pasi i gënjyen me mësimin online, ku gjatë gjithë periudhës së karantinës i lanë pa mundësi për të ndjekur mësimin online duke penalizuar  mijëra maturantë që nuk kishin mundësi!

Pasi vodhën 3,5 milion euro për tabletat digjitale që nuk i di askush ku shkuan dhe mbushen xhepat e qeverisë sepse asnjë maturant nuk përdori tabletat që u blenë me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Pasi mashtruan gjimnazistët se deri në 2018 të gjitha gjimnazet e Shqipërisë do të bëheshin digjitale

Tani me paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe ligësinë e tyre kanë hartuar teza provimi me qëllimin e vetëm për të shkatërruar një brez të tërë maturantësh dhe për të shkelur me këmbë besimin e tyre te  e ardhmja. Duke i penalizuar maturantët për të arritur qëllimet e tyre për të cilat kanë studiuar dhe kanë sakrifikuar bashkë me familjet e tyre 12 vite, kjo vetëm me qëllimin për t’i detyruar të largohen nga vendi.

Sepse në këtë vend, me ketë qeveri dhe Ministri nuk shohin as meritokraci, por as drejtësi!

LSI gjatë kohës së pandemisë Covid19 I ka bërë thirrje të njëpasnjëshme qeverisë që të merrte masa për tu përgatitur denjësisht në përballimin me sukses të Maturës Shtetërore, në respekt të mundit dhe ëndrrave të maturantëve të vendit .

Me këtë proces të deritanishëm, të gjithë maturantet janë në rrezik të dështimit të investimit të tyre të jetës, atë në arsim, prej një procesi të papërgjegjshëm, i cili nëse vijon i tillë edhe për provimet që pasojnë do të jetë me efekte të tmerrshme.

Ne kërkojmë pa humbur kohë të merren masa të menjëhershme që të mos penalizohen maturantët nga aventurat me qëllime të liga të drejtuesve të Ministrisë.

Duke dëmtuar nxënësit ekselent ata po dëmtojnë me qëllim antikombëtar  të ardhmes e Shqipërisë.

Kjo Ministre nuk duhet të rrijë më asnjë minutë në atë karrige që e kanë katapultuar aty pa meritë. 

Kjo ministre e paaftë e papërgjegjshme dhe e ligë së bashku me kryeministrin e saj të pashkolle duhet të largohen një orë e me parë nga zyrat e tyre, vetëm kështu mund të kthejmë shpresën te rinia te e ardhmja.

Dhe në mbyllje me qene se çelësin e zgjidhjeve refuzoni ta bëni publik, presim nga ju znj. Ministre përgjigjen tuaj për pyetjen në provimin e anglishtes, në tekst thuhej se Jane është femija e 7 nga 8 femijet, ndërsa pyetja ishte se fëmija i satë ishte Jane? Alternativat ishin Jane ishte vajza e parë, vajza e dytë, fëmija e pestë apo fëmija e fundit.

Te shohim nëse ju do arrini të kaloni provimin e padrejtë dhe penalizues që keni bërë për maturantët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *