Vendosni fjalën kyçe....

Transporti publik nuk do të rifillojë të hënën, pa plotësimin e katër kushteve


Transporti publik nuk do të rifillojë të hënën, më datë 15 qershor. Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nëpërmjet një deklarate nënvizon se ky lloj shërbimi nuk mund të kryhet sipas protokollit të propozuar nëse nuk do të ketë njëkohësisht ndërhyrjen e strukturave shtetërore për subvencionimin e kapacitetit të munguar si rezultat i zbatimit të këtyre masave.

“Në vijim të deklaratave mediatike të Kryeministrit dhe të funksionarëve të tjerë të shtetit për rifillimin e shërbimit të transportit publik në përputhje me masat kufizuese të kapaciteteve transportuese, në kuadër të distancimit social për parandalimin e përhapjes së Covid-19, subjektet e licensuara për kryerjen e këtij shërbimi, unanimisht shprehen se, ky lloj shërbimi nuk mund të kryhet sipas protokollit të propozuar nëse nuk do të ketë njëkohësisht ndërhyrjen e strukturave shtetërore për subvencionimin e kapacitetit të munguar si rezultat i zbatimit të këtyre masave.

Për sa më sipër, gjatë kësaj periudhe, në emër të subjekteve të transportit publik, është kërkuar nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë të argumentuar financiare dhe ligjore, ndërmarrja e masave të nevojshme që do të mundësojnë kryerjen e këtij shërbimi sipas protokolleve të publikuara mediatikisht, konkretisht:

Transporti Publik Falas për të gjithë kategoritë e udhëtarëve gjatë kohës së pandemisë, të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qendrore dhe vendore përgjegjëse, si praktikë e ndjekur nga vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së. në këto kushte operatorët garantojnë një gadishmëri maksimale për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”.

Sipas Unionit kryerja e shërbimit të transportit  publik sipas protokollit të publikuar do të kryehet vetëm nëse qeveria do të zbatojë katër kërkesat të mëposhtme:

“Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;

Heqja e akcisës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë;

Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit;

Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Në këto kushte deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas në çdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi, do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel kombëtar”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *