Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me COVID-19 nga 1 213 testime të kryera duke paralajmëruar kështu rikthimin e valës së dytë të infeksionit në vend.
Nga totali i rasteve të sotme, 90 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 5 në Shtip, 45 në Tetovë, 8 në Strugë, 1 në Veles, 4 në Manastir, 11 në Ohër, 8 në Gostivar dhe të tjera.
Në Maqedoni ka mbi 3 800 raste me koronavirus dhe 179 të vdekur prej koronavirusit.