Vendosni fjalën kyçe....

Barbra Streisand e quan presidenti Trump “të rrezikshëm për shëndetin” e të paaftë mendërisht


 

Ikona e popit amerikan, Barbra Streisand,  ishte një nga shumë personat anti-Trump që mori pjesë në një mbledhje virtuale fondesh për demokratin Joe Biden, duke e qortuar Presidentin Trump si ‘të rrezikshëm për shëndetin e amerikanëve’ dhe ‘të padobishëm mendërisht dhe moralisht për t’u mbajtur në zyrë.’

“Mendoni se sa jetë mund të kishin shpëtuar nëse ai do t’u kishte kushtuar vëmendje paralajmërimeve dhe të kishte vepruar më herët,” tha Streisand, duke kritikuar përgjigjen e Presidentit Trump ndaj pandemisë Covid-19, por duke mos përmendur veprimin e tij vendimtar në shkurt për të ndaluar fluturimet nga kontinenti aziatik, disa javë përpara se Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ta llogariste Covid-19 si pandemi.

“Me fjalë të tjera, Donald Trump është i rrezikshëm për shëndetin tonë. Ne nuk mund të lejojmë katër vjet të tjerë ligësi, përçarje dhe gënjeshtra, dhe as planeti ynë,” vijoi këngëtarja.

“Ne nuk kemi nevojë për një Donald Trump-in si president. Le ta pranojmë: Trump është i paaftë mendërisht dhe moralisht për ta mbajtur këtë detyrë,” vijoi ajo, duke kritikuar thirrjet e fundit të Trump për ligj dhe rregull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *