Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoresha e QSHA-së zgjidh dilemën e “Turit”, jep përgjigjen për pyetjen që “bëri lëmsh” maturantët në provimin


Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka shuar dilemat mbi përgjigjen e pyetjes e cila i “bëri lëmsh” maturantët në provimin e Gjuhë-Letërsisë dy ditë më parë.

Drejtoresha QSHA-sa sqaroi në një intervistë për A2-News se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi një maturante në emision, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D.

Pyetja në lidhje me personazhin “Turi” shkaktoi shumë debat ndër maturantë, ndërsa ata për dy ditë resht kanë zhvilluar protesta te Ministria e Arsimit për problematikat që hasën në provim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *