Këshilli bashkiak i qytetit Mineapolis në SHBA ka votuar zyrtarisht për të shfuqizuar sistemin e saj ekzistues të policisë në favor të një modeli ‘sigurie publike’.
I përshëndetur si shndërrues në vazhdën e protestave, sugjerimi është ende i paqartë në hollësi.
Një rezolutë e bashkautorizuar dhe e miratuar njëzëri nga të gjithë 12 anëtarët e këshillit të qytetit, pranoi se ‘asnjë sasi reformash nuk do të parandalojë dhunën vdekjeprurëse dhe abuzimin nga disa anëtarë të Departamentit të Policisë’, duke e deklaruar kështu praktikisht vetë policinë si të pareformueshme.
Rezoluta vijoi të deklarojë qëllimin e këshillit për të krijuar një model të ri “shndërrues” të sigurisë publike përmes ‘angazhimit të komunitetit, hulumtimit dhe ndryshimit strukturor’.