Një i mitur është përplasur nga makina në Tiranë mesditën e sotme.
Makina me drejtues F.Sh, aksidentoi të miturin me iniciale A.Th 13 vjeç pranë televizionit Top Channel.
Fëmija është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, rreth orës 11:15, tek “Top Channel”, mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.