Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët protestojnë sërish para Ministrisë, pakënaqësi për nivelin e provimit


Maturantët kanë protestuar për të dytën rresht përpara Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas provimit të Gjuhë-Letërisisë.

Maturantët janë ankuar për nivelin e provimit dhe pyetjeve për të cilat ata u testuan disa ditë më parë.

Ata pretendojnë se testimi ishte absurd dhe me pyetje subjektive.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Ndërkohë nga ana e Ministrisë, pretendohet se testi ka qenë e hartuar siç duhej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *