Miro Robotics kishte zhvilluar robotin “ugo” për t’i dhënë shtytje forcës punëtore në moshë në Japoni që po tkurrej. Por, pasi rreziku nga koronavirusi vazhdon të ekzistojnë, kompania japoneze është duke e ofruar robotin si mjet për të luftuar përhapjen, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
“Koronavirusi ka krijuar nevojë për robotë, pasi mund të reduktojnë kontaktin direkt mes njerëzve”, ka thënë Ken Matsui, shefi-ekzekutiv i Miro Robotics, nga punëtoria e tij në Kawasaki. “Kemi pasur kërkesa edhe nga jashtë, përfshirë nga Singapori e Franca”.
Një nga specifikat e reja që janë përfshirë në robotin e kontrolluar me dirigjues është përdorimi i rrezeve ultravjollcë për të shkatërruar viruset në doreza të derës.
Një ulje e numrit të popullatës, që është në moshë në Japoni, ka tkurrur edhe forcën punëtore. Hezitues për të sjellë punëtorë të huaj për të mbuluar vendet e punës, Japonia ka zhvilluar robotë për këtë.
Por, përhapja e koronavirusit mund të shtyjë më tepër këtë ide. Roboti Ugo ka një dorë robotike, ndërsa operohet me anë të lidhjes pa kabllo dhe me laptop e një kontrollor të videolojërave.
Do të duhet 30 minuta për të mësuar se si të përdoret roboti. Ugo, që kushton rreth 1000 dollarë në muaj për t’u marrë hua, mund të vendoset edhe si sigurim, të mbajë pajisje inspektimi dhe po ashtu të pastrojë tualete dhe zyra.