Disa mijëra demonstrues u mblodhën në qendër të Parisit për të protestuar jo vetëm për vdekjen e George Floyd në SHBA, por edhe për atë të Adama Traore, i cili humbi jetën në Francë në vitin 2016.
Video nga Sheshi i Republikës tregojnë dhjetëra mijëra protestues të cilët përplasen me policinë, që përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Assa Traore, motra e Adama Traore i cili vdiq në vitin 2016 në paraburgim, iu drejtua turmës dhe tha se vdekja e George Floyd kishte një ‘jehonë të fortë’ e vdekjes së vëllait të saj.
“Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara po ndodh në Francë. Vëllezërit tanë po vdesin,” tha ajo.
Familja e Adama Traore thotë se ai vdiq nga asfiksimi pasi tre oficerë e mbajtën atë poshtë, por autoritetet kanë thënë që shkaku i vdekjes nuk është i sigurt.