Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është sërish në telashe pas nisjes së një hetimi penal ndaj tij.
Ish-shefi i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë është përfshirë në një pagesë të dyshimtë nga ana e FIFA-s prej 1 milion dollarësh ndaj Federatës së Trinidad Tobagos.
Një dokument i prokurorisë së federale të Zvicrës, që citohet nga AP pohon se Blatter akuzohet për një hua të dhënë nga FIFA në vitin 2010 që më pas është anuluar.
84-vjeçari ka mohuar çdo akuzë ndaj tij edhe pse po hetohet nga drejtësia amerikane e ajo zvicerane. Ish-shefi i FIFA-s po lufton kundër ekstradimit në SHBA.