Aktorja Sharon Stone ka kujtuar një përvojë kur ka qenë shumë pranë vdekjes, pasi ishte goditur nga rrufeja.
“Unë po hekurosja një mbrëmje ndërkohë që moti ishte shumë i keq. Në prag të shtëpisë kisha një pus dhe po mbushja hekurin me ujë. Njërën dorë e kisha në rubinet, tjetrën mbi hekur dhe pusi u godit nga një rrufe që më kapi nëpërmjet ujit”-tha ajo gjatë një interviste radiofonike, citon revista People.
Goditja e rrufesë e rrëzoi atë përtokë dhe vetëm falë ndihmës së nënës së saj, është sot mes nesh.
“Nëna ime më hodhi në makinë dhe më çoi në spital dhe EKG-ja po tregonte një energji të fortë në trupin tim”-kujton 63-vjeçarja. “Më duhej të shkoja të bëja EKG-në çdo ditë për rreth 10 ditë. Ishte çmenduri.”