Një sondazh i ri i publikuar në fundjavë se 55% e demokratëve aprovojnë thirrjet e lëvizjes Black Lives Matter për të “çmontuar policinë”, por 64% e amerikanëve në tërësi e kundërshtojnë idenë.
ABC News raportoi:
“Shumica e fortë e amerikanëve kundërshtojnë lëvizjen për të “çmontuar policinë” dhe përdorimin e fondeve për të mbështetur programet e shëndetit mendor, strehimit dhe arsimit, zbulon një sondazh i ri ABC News / Ipsos i publikuar të premten.
Gati dy të tretat e amerikanëve kundërshtojnë thirrjet për shpërbërjen e departamenteve të policisë, në krahasim me 34% që e mbështesin këtë lëvizje dhe 60% në mënyrë specifike kundërshtojnë uljen e buxhetit për policinë për ta rialokuar atë në programet e tjera të shëndetit publik dhe social, ndërsa 39% mbështesin atë lëvizje.
Demokratët nga ana e tyre e mbështesin në shumicë këtë qëndrim duke qenë 55% e tyre për shpërbërjen e policisë dhe përdorimin e fondeve për çështje të tjera si programet e shëndetit mendor, strehimit dhe arsimit.
Amerikanët me ngjyrë mbështesin “shkatërrimin e policisë”, vuri në dukje ABC, me 57% dhe 64% e tyre mbështesin idenë e përdorimit të fondeve në fusha të tjera. Sidoqoftë, “gati tre në katër amerikanë të bardhë dhe 57% e hispanikëve janë kundër shpërbërjes së policisë, dhe dy të tretat e të bardhëve dhe 58% të hispanikëve kundërshtojnë lëvizjen e buxheteve diku tjetër”.
Sondazhi u zhvillua midis 686 të rriturve, me një diferencë gabimi prej 4.2%. Ai konfirmon pjesërisht rezultatin e një sondazhi të ngjashëm javën e kaluar, që zbuloi se 65% e amerikanëve kundërshtojnë idenë.