Vendosni fjalën kyçe....

Soros e kandidati demokrat financuan grupet radikale e paramilitare në SHBA (Video)


Si pjesë e një serie videosh të fshehta që ekspozojnë organizatat e së majtës si Antifa, Project Veritas publikoi pamjet të reja të një materiali të filmuar nga gazetarët e tij duke pretenduar se tregon aktivistë demokratë të së majtës që mburren për financimin e George Soros dhe lidhjet politike.

Tom Steyer – i cili bëri fushatë por pa sukses për t’u nominuar si kandidat presidencial i Partisë Demokratike për zgjedhjet e vitit 2020 – dhe financieri liberal George Soros janë përmendur të dy si kontribues financiarë në klipin e ri mbi një organizatë që është degësim i Antifa-s, ‘Refuse Fascism’. Kjo e fundit është e dedikuar për largimin nga detyra të Presidentit Donald Trump dhe zëvendësit të tij, Mike Pence.

Andy Zee, organizator kombëtar për grupin, përmend gjatë videos shtatë minutëshe që Steyer “mund të mos dëshirojë të jetë i lidhur direkt” me grupin sepse ai ka “ambicie politike” që mund të dëmtohen nga një marrëdhënie e tillë.

Zee thotë gjithashtu se se grupi është në komunikim me ndihmësin e Steyer dhe “këshilltarin kryesor për hetimin e presidentit Trump”.

Zee përmend gjithashtu që punonjësit e kaluar të fushatës presidenciale të Hillary Clinton 2016 kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë grup.

Tee Stern, kreu i grupit të Atlantas, shihet duke ngrënë darkë me reporterët e fshehtë të Project Veritas në një pikë tjetër dhe zbulon se grupi mori një “grant” nga miliarderi George Soros.

Silicon Valley përmendet gjithashtu si një burim kryesor i të ardhurave për këtë grup.

Stern më vonë bën thirrje të përsëritura për “mijëra njerëz, pastaj miliona” që “të dalin në rrugë” dhe të veprojnë si një forcë përçarëse derisa presidenti të detyrohet të largohet nga detyra.

Videoja është pjesa e tretë e një serie videosh të fshehta ng Project  Veritas që synon të ekspozojë organizata të së majtës si Refuse Fascism dhe Antifa, grupe që janë prapa protestave të dhunshme në SHBA ose janë pjesë aktive e tyre.

Refuse Fascism është një grup që merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga konservatorët. Autori dhe regjisori i filmave Dinesh D’Souza i përshkroi ato si pjesë e një “forcë paraushtarake” të krahut të majtë këtë javë.

“E majta ka vendosur një paramilitar. Ata fjalë për fjalë kanë një forcë paramilitare në rrugë. Nuk është vetëm Antifa. Janë të gjitha grupet e tjera: Refuse Fascism, Black Lives Matter e kështu me radhë.” – vijoi D’Souza.

Videot e fshehta të Project Veritas ekspozuan anëtarët e Antifas duke promovuar dhunën gjatë protestave në SHBA.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *