Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Britani, protestuesit e krahut të djathtë zbresin në rrugë e përleshen me rivalët e së majtës (Video)


Demonstruesit e krahut të djathtë kanë dalë në rrugët e Londrës, duke u zotuar të “mbrojnë” monumentet historike nga protestuesit e së majtës. Përplasja mes palëve çoi edhe në përplasje me policinë.

Pas ditëve të tëra trazirash që përfshijnë protesta kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë lidhur me vdekjen e George Floyd në SHBA, grupet e krahut të djathtë dolën në rrugët e Londrës të shtunën.

Monumente të shumta, disa të lidhura me të kaluarën koloniale të Britanisë, janë vandalizuar në Londër dhe gjetkë ditët e fundit.

Disa statuja, përfshirë një të ish-kryeministrit britanik Ëinston Churchill jashtë Parlamentit, janë vandalizuar nga protestuesit e për këtë arsye janë marrë në mbrojtje nga autoritetet.

Ndërsa demonstrata ishte paqësore për një kohë, disa protestues nisën të përplasen me policinë që ka pasur prani të shtuar ditet e fundit sidomos në qendër të kryeqytetit britanik.

Pamjet nga skena tregojnë një reporter me hundë të përgjakur që po largohet nga policia ndërsa protestuesit e fyejnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *