Një tërmet me magnitudë 6.7 ka ndodhur në det pranë ishujve jugorë japonezë të Ryukyu. Deri më tani, asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orët e para të së dielës në bregdetin japonez, raportojnë mediat vendase që citojnë Agjencinë Japoneze të Motit.
Epiqendra vlerësohet të jetë rreth 160 kilometra nën sipërfaqen e ujit.
Megjithë thellësinë e madhe, dridhjet u ndjenë në Okinaëa si dhe ishullin më jugor kryesor japonez të Kyushu, sipas mediave lokale.
Nuk ka ende asnjë informacion mbi dëmet materiale ose viktimat e mundshme.