Mënyra se si e mbushni baterinë e telefonit mund të jetë thelbësore jo vetëm për faturat e energjisë elektrike dhe sigurinë tuaj, por edhe për jetëgjatësinë e baterisë. Për t’i bërë bateritë e përdorura të zgjasin më shumë, këshillohet që asnjëherë të mos e mbushni 100% ose t’i lini të shkojnë 0%.
- Ju gjithmonë e lini karikuesin në prizë.
Një karikues tërheq vazhdimisht energjinë kur është në prizë, edhe nëse telefoni nuk është i lidhur. Kjo nuk është e mirë për faturat tuaja të energjisë elektrike. Plus, transformatori lëshon nxehtësi që ngadalë mund të grumbullohet dhe të shkaktojë zjarr. Nëse nuk po e përdorni, hiqni gjithmonë karikuesin nga priza.
- E mbushni baterinë 100%.
Nëse e mbushni baterinë 100% çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Kjo për shkak se çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të ngarkimit dhe nëse gjithmonë e karikoni 100%, këto cikle do të përfundojnë më shpejt.
Rregulli i përgjithshëm do të ishte rimbushja e baterisë plotësisht një herë në muaj dhe mbajtja e saj midis 20% dhe 80% në të gjitha momentet e tjera.
- E lini baterinë “të vdesë” plotësisht para se ta mbushni përsëri.
Nuk është mirë të lejoni që bateria të shkojë në 0%. Kjo është arsyeja pse, siç thamë, bateritë më të reja të bazuara në litium punojnë me cikle për t’u karikuar. Kështu që nëse e lini baterinë të vdesë, do të shkatërroni hap pas hapi jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.
- E lini telefonin të karikohet gjatë natës.
Nëse e lini telefonin të mbushet gjatë gjithë natës, do të humbni energji elektrike dhe do ta ngarkoni baterinë më shumë seç duhet.
Një arsye tjetër për të mos e lënë kurrë telefonin duke u karikuar gjatë natës është të jeni të sigurtë se nuk nxehet.
- E përdorni telefonin teksa karikohet.
Ju nuk duhet të vazhdoni ta harxhoni baterinë e telefonit ndërsa përpiqeni ta karikoni. Kjo çon në mbingarkimin e baterisë, e cila tani po përpiqet të bëjë 2 gjëra njëkohësisht.
Nëse dikush po ju telefonon, mund të shkëputni telefonin (dhe mbushësin nga priza) dhe pastaj ta vendosni përsëri pasi të keni përfunduar telefonatën.
- E karikoni telefonin edhe kur bateria është mbi 20%.
Karikimi i vazhdueshëm i telefonit është i gabuar, sepse mund të jetë një mënyrë për ta bërë që bateria të zgjasë më pak seç duhet.
Mënyra më e mirë për ta përdorur baterinë është ta karikoni vetëm kur është vërtet e nevojshme: kjo do të thotë kur është nën 20%, por mbi të paktën 5%.
- E lini mbrojtësen e telefonit vënë gjatë karikimit.
Një nga armiqtë kryesorë të baterive është nxehtësia dhe duke karikuar telefonin me mbrojtësen e tij, ju po bllokoni nxehtësinë që po prodhohet. Kjo do të bëjë që bateria dhe përbërësit e tjerë të brendshëm të telefonit të nxehen.
Para se të karikoni telefonin, hiqni mbrojtësen për ta lënë baterinë të “marrë frymë”.
- Ju vazhdoni të përdorni karikues gjenerikë dhe të lirë.
Çdo telefon ka një mbushës të posaçëm që nuk duhet të zëvendësohet me një markë tjetër. Nëse nuk përdorni karikuesin e duhur, fuqia e energjisë që transmetohet në bateri mund të jetë shumë ose shumë pak. Kjo mund të çojë në mbinxehje ose në karikim vërtet të ngadaltë.
Karikuesi më i mirë për telefonin tuaj është ai që keni marrë me vete kur e keni blerë. Nëse e keni prishur ose humbur atë, gjithmonë mund ta rregulloni përsëri, por sigurohuni që është i njëjti model!
- Ju përdorni aplikacione të panjohura të baterisë.
Aplikacionet falas mund të jenë të dobishme për të ndjekur performancën e baterisë suaj, por duhet të keni kujdes se cilat prej tyre përdorni. Aplikacionet e krijuara nga burime të panjohura dhe jo të vlerësuara nga prodhuesit e smartphone mund ta sforcojnë baterinë dhe të shkarkojnë reklamat në telefonin tuaj.
Para se të përdorni një aplikacion, gjithmonë duhet të verifikoni burimin për të parë nëse është i besueshëm.
- E mbushni telefonin nga laptopi.
Laptopët shpesh përdoren për të mbushur telefonat, por kjo kërkon më shumë sesa përdorimi i prizave të rregullta dhe nuk aktivizon mundësinë e mbushjes së shpejtë të baterisë.
Nëse dëshironi ta karikoni më shpejt dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë duhet të përdorni një prizë në mur.