Në Itali, kurba e infeksioneve dhe viktimave ka shënuar një rënie ditën e sotme.
Në 24 orët e fundit në vendin përtej Adriatikut u shënuan 44 viktima dhe 338 infeksione të reja.
Numri i viktimave ka qenë më i ulëti që prej marsit.
Numri më i madh i personave të infektuar është regjistruar po në rajonin e Lombardisë, 244, që ishte dhe më i godituri nga pandemia.
44 viktimat e sotme e kanë çuar numrin total në 34.345, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 236.989.