Vendosni fjalën kyçe....

8 vjedhje në muajt e fundit, arrestohen dy vlonjatët


Dy persona janë vënë në pranga, në Vlorë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Të arrestuarit janë dy persona të cilët kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtat akuza: 39 vjeçari me inicialet R. A. dhe 54-vjeçari me inicialet A. B.

Vjedhjet për të cilat akuzohen dy vlonjatët kanë ndodhur nga periudha janar-maj të këtij viti.

DETAJET E POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes së këtyre dy shtetasve në banesat përkatëse të tyre:

  1. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;
  2. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë u ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë punës intensive dhe veprimeve hetimore për afro 3 muaj dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 8 vjedhje në qytetin e Vlorës, të dokumentuara si më poshtë:

■Më datë 11.01.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë;

■Më datë 29.01.2020, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, kanë vedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;

■Më datë 12.03.2020, në lagjen “Rilindja” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë;

■Më datë 08.05.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë;

■Më datë 10.05.2020, në lagjen “Lirimi” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro;

■Më datë 17.05.2020, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë;

■Më datë 20.05.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases R. B., bizhuteri me vlerë rreth 100.000 lekë;

■Më datë 29.05.2020, në lagjen “15 Tetori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. K., sende me vlerë rreth 150.000 lekë;

Si rezultat i punës së dokumentuar është zbuluar se këta shtetas vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit, me qëllim për të vjedhur sa më shumë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *