Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim takon Hajdarin: Diskutuan vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, respektoj luftën e saj parimore


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me bashkëdrejtuesen e Komisonit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari.

Kim në një postim në Twitter shkruan se respekton luftën parimore të Hajdarit.

Gjithashtu, ambasadorja thotë se takimi u zhvillua për të diskutuar vendimin e Hajdarit për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”-shkruan ambasadorja Kim.

Edhe pse Rudina Hajdari firmosi marrëveshjen për ndryshimet për “zgjedhoren” në Këshillin Politik ka kërcënuar se do nuk do e votojë atë në Parlament nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *